Enkelejda Kumaraku Shelburne
Enkelejda e ka njohur Zotin, kur ishte adoleshente, direkt pas rënies së komunizmit në Shqipëri përmes “Klubit 700”, një shërbesë e CBN. Kur ishte studente në universitet filloi të punonte për Radio Televizionin Shqiptar, si producente e një programi për të rinj që transmetohej dy herë në javë në radio. Që prej vitit 1999 ka filluar të punojë për radion e parë të krishterë në Shqipëri dhe pastaj në shkurt të vitit 2001 i është përgjigjur thirrjes së Zotit për të filluar organizatën më të madhe të krishterë Media 7 në gjuhën shqipe. Sot, pasioni i Enkelejdës është të themelojë stacione radiofonike të krishtera ose forma të tjera të medias, kudo që jetojnë shqiptarët, duke përmbushur vizionin që Zoti i dha asaj 13 vite më parë “për të populluar qiellin me shqiptarë”.