Jonathan Williams
Jonathan ka qenë një pastor mësues për 35 vjet me Kishat e Urdhërimit të Madh, ku ai gjithashtu ka shërbyer në këshillin kombëtar të drejtimit dhe në komitetin e shërbesës doktrinore. Ai është themeluesi dhe presidenti i shërbesave WGS të cilat nxisin ndryshimin e jetës, ndërtojnë një pikëpamje biblike dhe lidhin njerëzit me historinë e Zotit. Kohët e fundit Ai është fokusuar për të sjellë Shkrimin e treguar per botën në historinë e tij duke treguar Historitë e Mjeshtirt dhe videon e tij: Ripërtëritja e gjithckaje. Me Historitë e Mjeshtrit, Jonathan-i merr rolin e tregimtarit, duke dramatizuar historinë e Krishtit dhe historitë që ka treguar për audiencën në mbarë botën. Ai fut brenda historisë detaje kulturore dhe historike, të cilat shpesh perëndimorët i harrojnë, por këto detaje i bëjnë historitë të gjalla. 80 historitë zbulojnë jetën e Krishtit nga lindja deri në kurorëzimin në anën e djathtë të Perëndisë. Këto histori dhe video po përkthehen në shumë gjuhë për t’u shpërndarë anë e mbanë. Jonathan është gjithashtu mësues dhe autor i disa librave përfshirë këtu: Ngritja e njerëzve të vdekur: Vdekja e mëkatit & Ngritja e hirit tek Romakët 6:1-14, Romakët 9 dhe historinë që Pali tregon, Grua që Jezusi deshi, dhe librin e sapobotuar: Të ndryshosh historinë e botës. Ai aktualisht është duke punuar në një libër të ri të titulluar: Historia e sovranitetit. Ai ka ndjekur kolegjin biblik në Calvary, në Kansas City, Missouri dhe universitetin e Missouri, në Kansas City, ku ai përfundoi degën e historisë dhe u diplomua me “nderin më të lartë” me një master në arte të studimeve biblike nga Seminari Trinity. Ai u martua me gruan e tij të parë Dee, dhe qëndruan bashkë për 27 vite. Në vitin 2003 ajo ndërroi jetë dhe tani është me Zotin. Ata kanë 3 fëmijë dhe 5 nipër e mbesa. Zoti e bekoi Jonathanin me një grua tjetër të mrekullueshme Kethleen, e cila gjithashtu e do Zotin dhe njerëzit e Tij. Ajo ka qenë punonjëse sociale në spitalin shtetëror të San Antonios, por tani është pension dhe ndihmon Jonathanin në shërbesën e tij.