Rreth
Bibla është shitur në më shumë se pesë miliardë kopje në të gjithë botën. Është përkthyer në më shumë se 3000 gjuhë, dhe është e disponueshme në shtatë miliardë telefona në mbarë botën falë aplikacioneve të ndryshme.
Në një formë ose në një tjetër, pothuajse çdo person në botë ka çasje në Fjalën e Perëndisë, e megjithatë, shumë njerëz nuk e hapin kurrë Biblën.
Hape Biblën është në mision për ta ndryshuar këtë, duke ushqyer dhe mobilizuar besimtarët të ndajnë Krishtin me njerëzit që Perëndia ka vendosur rreth tyre.
Kjo do të thotë se ne e hapim Biblën me njerëzit, i ndihmojmë ata të hapin Biblën për veten e tyre, dhe i pajisim që ta hapin Biblën me të tjerët, në mënyrë që të gjithë kudo ku ndodhen të mund të përjetojnë fuqinë transformuese të Fjalës së Perëndisë.